75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Arrestohet një person për trafikim me emigrant, kërkohej Gjykata themelore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin për trafikim me emigrant. Lajmin e ka konfrimuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të veriut në  Prishtinë, është  arrestuar një  person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës për veprën Trafikim me emigrantë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka këtë se i arrestuari është R.G mashkull, 55 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar  për vuajtje të dënimit.