75 Mall Live Search
08:07 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Z S

Arrestohet një person për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”

Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arrestuar nje person të moshës 22-vjeçare.

Bëhet fjalë për P.R. të dyshuar për veprën penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Sipas njoftimit hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.

Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll  në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar:

Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë dhe një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë

Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I.R. 47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/