75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / k.v

Arrestohet një person për vjedhje në Mitrovicë

Në orët e mesditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut, ka realizuar  ekzekutimin e  një urdhërese  të lëshuara nga gjykata.

Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari G. S., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Vjedhje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit.