10:52 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / k.v

Arrestohet një person për vjedhje të rënda në Podujevë, rezulton i dehur

Mbrëmë nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Podujevë.

Personi i dyshuar , i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar,  me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.

Personi i dyshuar A.H, mashkull,37 vjeç, është dërguar në mbajtje. I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezultuar i dehur./IndeksOnline/