75 Mall Live Search
10:15 / E Premte, 26 Mars 2021 / k.v

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Është identifikuar dhe arrestuar një person në fshatin Shipashnicë e Ulët të Kamenicës për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën vjedhje e rëndë për të cilin rast është raportuar, më 19 janar të këtij viti.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga policia rajonale./IndeksOnline/