75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Vrasja misterioze ku u krye krim i rëndë në Baicë të Lipjanit, ku u vra e u gropos Enver Bajraktari, po merr drejtim.

Si rrjedhojë e hetimeve intensive, policia sot ka vënë në pranga një person të dyshuar.

Inicialet e të njëjtit janë T. K.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i hetimeve të përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit. Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.