Arrestohet një person, po organizonte sulm terrorist në Times Square
Një burrë është arrestuar dje në New York pasi që po organizonte sulm terrorist në sheshin e famshëm, Times Square.
Anëtarët e Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit në Nju Jork – të përbërë nga agjentë të FBI dhe detektivë të NYPD po e përcjellnin hap pas hapi drejt planit të tij, para se ta arrestonin dje.
Nga informacionet e para, ky person po planifikonte sulm terrorist duke shpërthyer disa bomba në këtë vend.
I dyshuari pritet të paraqitet sot në Gjykatën Federale të Brooklyn.
Nga informacionet e para, i dyshuari thuhet se nuk është i lidhur me ndonjë organizatë apo komplot më të madh të terrorizmit./Indeksonline/