75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / OSH

Arrestohet një person, sekuestrohen një armë, municion dhe substanca narkotike

Mbrëmë, në lagjen Veternik, nga njësite të stacionit jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – L. S, mashkull, 32 vjeç.

Gjatë kontrollit, personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar:- një armë zjarri- gjashtë fishekë,- 3.2g substance narkotike, dyshohet marihuanë etj.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ngarkohet me veprat:- Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe- Posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.—