Arrestohet një person, sekuestrohen 10 paketime të substancave narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 9.85 gramë dhe 1 telefon mobil.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj.

