11:30 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person te Dheu i Bardhë, i premtoi viktimës udhëtimin deri në Belgjikë!

Është arrestuar një person i dyshimtë te pika kufitare Dheu i Bardhë, i cili me veturë ishte ndaluar nga policia pasi me vete në veturë kishte pasagjerin, të cilit në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë.

Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrinin në Belgjikë t’ia jepte 3 mijë e 500 euro, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/