20:43 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Arrestohet një personi i dyshuar për grabitje të armatosur

Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë, ku ankuesit (mashkull), nën kërcënimin e armës, i janë grabitë një shumë parash dhe një telefon.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave.

Personi i dyshuar :

-K.K,  mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e   Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, po kryejn procedurat e nevojshme policore.