75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / P M

Arrestohet një 16 vjeçar për vjedhje, sendet që vodhi iu kthyen pronarit

Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale kanë arritur arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

I dyshuari sipas Enis Pllanës, zëdhënësit te policisë për rajonin e Prishtinës është  A.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolle, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit”, ka konfirmuar Pllana.

Sipas tij, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.