21:53 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Arrestohet një prift në Rusi, akuzohet se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes

At Sergiy, një prift rus është arrestuar, pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Moskës, nën akuzën se shtynte fëmijët drejt vetëvrasjes. At Sergiy, emri i vërtetë i të cilit është Nikolai Romanov, ka tërheque vëmendjen dhe më herë gjatë këtij viti, pasi ka mohuar ekzistencën e pandemisë së Covid-19 dhe shprehej kundër mbylljes së kishave.

Ai mori kontrollin e manastirit të Sredneuralsk, pranë Yekaterinburg, në qershor dhe prej asaj kohe refuzonte urdhrat e Kishës Ortodokse ruse dhe të autoriteteve për t’u larguar.

Por, në muajin shtator ai u përjashtua zyrtarisht nga kisha, për shpërfillje të urdhrit që i ndalonte atij të kryente shërbime dhe predikime.

Ndërkohë, që në media është shfaqur dhe momenti i arrestimit të tij, ku një numër i madh policësh hyn në manastir.