75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 02 Korrik 2024 / L K

Arrestohet një qytetar në Ferizaj, dyshohet se kishte mbjell kanabis në oborrin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur qese plastike me substanca të dyshuara narkotike.

Po ashtu, në oborrin e shtëpisë janë gjetur dy bimë të vogla si dhe afër shtëpisë pesë bimë kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zllatar të Ferizaj dje rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë-1.96 gramë, në oborrin e shtëpisë dy bimë të vogla, ndërsa afër shtëpisë në një pjesë malore janë gjetur dhe konfiskuar  pesë bimë të llojit kanabis në gjatësi mbi 2-metra, një kartelë bankare, një telefon celular dhe para të gatshme 102.6 €. Pasi janë marrë mostrat e bimëve janë shkatërruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan IndeksOnline.