75 Mall Live Search
14:01 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / Z S

Arrestohet një serb, dyshohet për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai është shprehur se ai dyshohet për rastin e 29 majit 2024 në Zveçan, ku 93 ushtarë të KFOR-it janë sulmuar.

“Rreth orës 11:00 kemi asistura Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica – Veri. I dyshimtë për rastin e 29 majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka deklaruar Elshani.

Theksojmë se gjatë protestës që u zhvillua në Zveçan, më 29 maj pati tension midis popullatës dhe policisë e KFOR-it./Indeksonline/