75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Arrestohet një serb i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia e Kosovës sonte ka arrestuar në Bistricë një person të dyshuar qytetar serb, për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Sulm ky i cili ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

I arrestuari L.D ishte në kërkim lidhur me rastin e 29 majit të vitit të kaluar, ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it.  

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për “Indeksonline”,  zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se i njëjti është duke u intervistuar.

“Sonte rreth orës 19:15 në pikën e kontrollit në Bistricë, është ndaluar një person L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023, ku ishin lënduar 93 zyrtarë të KFOR-it. I njëjti është duke u intervistu në Mitrovica jug dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejm”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, mbi 100 ushtarë të KFOR-i kishin pësuar lëndime trupore nga sulmi i protestueseve serbë vitin e kaluar të cilin po kundërshtonin që kryetarët shqiptarë të zgjedhur të vendoseshin në objektet komunale.