Arrestohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër shtetas të huaj
Një rast i dyshuar i kontrabandës me emigrantë është evidentuar pasditen e së mërkurës në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë, një njësi patrulluese ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të realizuar në automjet, zyrtarët policorë kanë hasur katër pasagjerë, të cilët dyshohet se janë shtetas të huaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar-drejtuesit të automjetit, ndërsa me personat do të vijojnë procedurat e rregullta.
“KONTRABANDË ME EMIGRANTË Pejë / 18.03.2026 – 15:00. Njësia patrulluese ka ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij janë hasur katër pasagjerë qytetarë të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar-drejtuesit të automjetit, ndërsa me personat do të vijojnë procedurat e rregullta”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

