11:53 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet një shqiptar në Malajzi, dyshohet për lidhje me ISIS-in

Malajzia ka arrestuar katër të huaj dhe katër malajsianë nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në aktivitetet terroriste të lidhura me Abu Sayyaf, Shtetin Islamik dhe Jemaah Islamiah.

Midis të huajve të arrestuar ishin tre filipinas, një prej të cilëve është një banor i përhershëm në Malajzi dhe një shqiptar, transmeton AktivPress.

Arrestimet u bënë në shtetin e Sabah, Selangor dhe Perak midis 27 shtatorit dhe 6 tetorit.

Policia tha se i arrestuari shqiptar, i cili është ligjërues në një universitet publik në Malajzi, ka kontakte me Shtetin Islamik.

Malajzia ka arrestuar qindra njerëz gjatë viteve të fundit për lidhje të dyshuara me grupet militante./AktivPress