75 Mall Live Search
08:28 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Arrestohet një shqiptare, shantazhonte gjilanasin

Është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet të ketë qenë duke e shantazhuar një mashkull kosovar.

Viktima kishte raportuar në stacionin policor të Gjilanit se e dyshuara e shantazhonte duke i kërkuar para.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.