75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 03 Tetor 2025 / P M

Arrestohet një shtetas italian në Han të Elezit për kalim ilegal të kufirit

Një shtetas italian është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit ku dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po vazhdon të hetohet nga policia kufitare.

Hani Elezit / 02.10.2025 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Italisë, pasi që si ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.