Arrestohet një shtetas gjerman në Fushë Kosovë që kishte urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar ka arrestuar një shtetas gjerman në Fushë Kosovë.
Gjermani akuzohet për trafikim me narkotik. Aksionin e policisë e realizuan: Njësiti për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me Njësinë e Parë Intervenuese (NJSI).
Indeksonline mëson se i arrestuari ka punuar në një ‘Call Center’.
I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga aksioni./Indeksonline/
