75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / AR

Arrestohet një shtetas i Libisë, kishte përgatitur sulm ndaj Ambasadës izraelite

Bahri Cani, gazetar i agjencisë gjermane të lajmeve “Deutche Welle” ka konfirmuar lajmin se një shtetas i Libisë është arrestuar pasi kishte përgatitrur sulm ndaj Ambasadës izraelite në Gjermani.

Ai theksoi se shtetasi i Libisë është i moshës 28-vjeçare.

Cani bëri të ditur se autoritetet gjermane thonë se sulmi ka qenë në fazën e fundit përgatitore, ndërsa gjykata në Karlsuhe ka vendosur që ky person të mbahen në burg. Prokuroria pohon se ai ishte mbështetës i organizatës terroriste IS. Hetimet po vazhdojnë, por në Gjermani prapë është ndezur një debat i madh për masat e sigurisë në këtë vend.

Postimi i plotë:

“Një shtetas i Libisë (28 vjeçar) është arrestuar në Gjermani, nën dyshimet se ka dashur të kryejë sulm terrorist ndaj ambasadës izraelite në Berlin. Autoritetet gjermane thonë se sulmi ka qenë në fazën e fundit përgatitore, ndërsa gjykata në Karlsuhe ka vendosur që ky person të mbahen në  burg. Prokuroria pohon se ai ishte mbështetës i organizatës terroriste IS. Hetimet po vazhdojnë, por në Gjermani prapë është ndezur një debat i madh për masat e sigurisë në këtë vend. Një prej shkaqeve është se ky person është kapur pas paralajmërimeve të shërbimeve nga një vend partner, pra nga një vend i jashtëm. Kohët e fundit në Gjermani janë shtuar sulmet dhe kërcënimet me sulme terroriste. Në disa qytete të Gjermanisë ka pasur edhe shumë të vrarë. Në Bundestag është miratuar, por më vonë në Bundesrat është pezulluar pjesërisht një ligj për masat e sigurisë në Gjermani. Në përgjithësi, po tregohet se Gjermania ka nevojë për një rishikim serioz të masave të sigurisë, sepse kështu nuk është mirë…”./Indeksonline/