75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut për ngacmim e fotografim të paautorizuar

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Podujevë të mërkurën, nën akuzën për ngacmim dhe fotografim të paautorizuar.

Sipas raportit të policisë pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ku do të vazhdojë hetimi për rastin.

“Ngacmim & fotografimi dhe incizime të paautorizuar- Podujevë  01.10.2023-07.02.2024, NN. Lidhur me rastin e datës 11.09.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimi e policisë