75 Mall Live Search
09:39 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / S Z

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dhunoi një grua në Prizren

Një burrë shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se ka dhunuar një grua. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Indeksonline.

“Dhunim, Prizren 09.02.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që ai kishte kryer veprën e lartëcekur.  Me vendim të prokurorit,  viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

.