Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, e goditi me veturë një këmbësor në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë, derisa ka qenë duke drejtuar veturën në Prizren, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur një këmbësor me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/