75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / S Z

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prizren, kapet në flagrancë, duke vjedhur portofolin

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi që ishte kapur në flagrancë, duke i vjedhur protofolin një qytetari në treg.

“Rr. ‘Rrust Kabashi’, Prizren  25.02.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili është kapur në flagrancë në tregun e qytetit, pasi që ai viktimës mashkull kosovar, i kishte vjedhur portofolin në të cilin kishte dokumente dhe 75 € para të gatshme. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur vetëm portofolin me dokumente. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.