75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / F.R

Arrestohet një shtetas turk nën dyshimin për pasaportë të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në Aeroportin e Prishtinës, ku një shtetas i Turqisë është arrestuar gjatë kontrollit të pasaportave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 11:00, i dyshuari ka prezantuar një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Aeroporti i Prishtinës / 17.12.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që ai në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./