75 Mall Live Search
09:49 / E Shtunë, 07 Shtator 2024 / FR

Arrestohet një shtetase e Bullgarisë në Ferizaj, dyshohet se ia vodhi portofolin një gruaje

Është arrestuar një shtetase e Bullgarisë në Ferizaj, pasi e njëjta dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje.

Ajo në polici ka raportuar se në portofolin e vjedhur kishte para të gatshme.

“Ankuesja femër kosovare me datën e lartcekur ka raportuar se i është vjedhur portofoli në të cilën kishte para të gatshme”.

“Lidhur me rastin me datën 05.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Bullgarisë dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.