Arrestohet një shtetase e huaj në Gjakovë, inskenoi vjedhje që të përfitonte nga kompania e sigurimeve

Një shtetase e huaj është arrestuar dje në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet të ketë inskenuar një rast vjedhjeje.
E dyshuara një fjalë, më 13 shkurt kishte raportuar në polici se nga një i dyshuar i ishte vjedhur çanta nga krahu, në të cilën kishte stoli ari dhe para në vlerë të konsiderueshme.
Sipas policisë, e dyshuara ka inskenuar tërë rastin, me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimeve jashtë vendit.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt” tuhet në raportin policor.