10:04 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një sirian në Qendrën e Azilit në Lipjan, u përplas me kuzhinierin

Policia e Lipjanit ka arrestuar një i dyshuar sirian pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur me fjalë dhe kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit të kësaj qendre.

E gjithë kjo ka ndodhë si pasojë e një fjalosje të çastit rreth ushqimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/