75 Mall Live Search
15:33 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Arrestohet një teknik televiziv, u dëgjua duke ofenduar në baza racore lojtarin e Baselit

Është për t’u ardhur keq ajo cfarë kishte ndodhur gjatë vikendit në ndeshjen Basel – Vaduz.

Gjatë transmetimit të ndeshjes, në televizion u dëgjua një zë duke fyer në baza racore, lojtarin, Aldo Kalulu. “Mendoj se Kalulu është një banane”, u dëgjua drejtpërdrejtë në TV.

Policia e ka kapur menjëherë fajtorin dhe ai është një teknik televiziv.

Futbollisti i Baselit, Kalulu përmes rrjeteve sociale ka reaguar për këtë duke thënë që të mos humbin kohë për budallenjtë.

“Unë vetëm shpresoj që të merren masat për të parandaluar një sjellje të tillë”, ka thënë Kalulu./IndeksOnline/