Arrestohet një trajner në Barcelonë, akuzohet për pedofili
Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar sot 20 persona në Spanjë. Në mesin e tyre është edhe një trajner futbolli i cili është arrestuar në Barcelonë. Në kontrollin që i ka bërë policia banesës së tij, ka gjetur dosje pedofile.
Agjentët policorë kanë patur kontrolle të ndryshme në Zaragoza, Valladolid, Barcelona, Vizcaya, Castellón, Pontevedra, Lugo, Madrid, Tenerife, Jaen, Granada, Malaga, Sevilje, Almeria dhe Cordoba.
Në këtë operacion janë arrestuar dy gra në Madrid e Malaga. Ndaj tyre dyshohet se ka raste të dyshimta pedofilie ndaj fëmijëve që ushtrojnë futboll në skuadra të ndryshme./Indeksonline/