75 Mall Live Search
08:37 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

Arrestohet një vajzë në Gjakovë, sulmoi një infermiere

Një vajzë e mitur është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht një infermeire në vendin e punës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:13.

Viktima e këtij sulmi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, është liruar nga ana e prokurorit, pas intervistimit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.