75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Arrestohet një xhepash në Prishtinë

Një person ka njoftuar policinë se një i panjohur i është ofruar dhe i ka vjedhur kuletën me para të gatshme.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka arritur që  të  identifikojë dhe  arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit  dërgohet në mbajtje./IndeksOnline/