75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 06 Shtator 2024 / L K

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Ferizajit, e falsifikoi një dokument

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe ai është dërguar në mbajtje./Indeksonline/