75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / k.v

Arrestohet një zyrtar komunal për falsifikim dokumentesh, dy të tjerë në arrati

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e dy të tjerë janë në arrati.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, të tre dyshohen se në Komunën e Parteshit kanë bërë falsifikim të dokumenteve.

“Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në Komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.