13:56 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një zyrtar në Ferizaj për përvetësim në detyrë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B.,- person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” .

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit./Indeksonline/