75 Mall Live Search
20:34 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / LB

Arrestohet një zyrtar publik për ryshfet

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ka realizuar sot një operacion të suksesshëm lidhur me një rast të dyshuar për korrupsion.

Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet, duke e arrestuar personin në flagrancë. Gjatë operacionit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të rëndësishme që lidhen me rastin.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë, 14 korrik 2025

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente, sot ka ndërmarrë veprime operative lidhur me një rast të dyshuar për marrje ryshfeti. Gjatë veprimeve hetimore është siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se një zyrtar publik ( i gjendjes civile) ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar. Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.