75 Mall Live Search
19:21 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për plagosjen e Malokut, këshilltarit të Limajt

Të shtëna me armë zjarri pati orë më parë në Veternik, ku i plagosur mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.

Indeksonline raportoi se Maloku u plagos para shtëpisë së tij dhe të dyshuar për këtë rast janë dy persona.

Orhan Agushi dhe Uran Agushi janë të dyshuarit e këtij rasti.

Por tashmë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, raporton Indeksonline.

“Lidhur me rastin e plagosjes, Policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”./Indeksonline/