Arrestohet njëri nga të plagosurit në Klinë, qëndroi për një javë në spital

Një javë më parë, në qendër të Klinës u plagosën me armë zjarri dy persona. Të plagosurit ishin dërguar në spital, ku njëri nga ta të martën nga shtrati ku qëndroi i shtrirë për një javë, u dërgua prapa grilave në qendren e mbajtjes, si i dyshuar.
“Në lidhje me rastin e ndodhur me 18 maj, të martën më 24 maj, i dyshuari është liruar nga spitali dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se një kontest pronësor mes dy familjeve, Dakaj dhe Gashi, i ka paraprirë këtij rasti.
Policia është duke u marrë ende me hetimet përkitazi me rastin./IndeksOnline/