16:33 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet njeriu që po planifikonte sulmin ndaj kryeministrit spanjoll

Policia spanjolle ka arritur të arrestoj personin që ishte duke planifikuar sulmin ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

Njeriu i dyshuar që po planifikonte sulmin është sigurim private i moshës 63 vjeç, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse ishte duke planifikuar sulm është se 63 vjeçari po e konsideron kryeministrin Sanchez si mbetje të ish diktatorit Franco.

Policia pas një kontrolle në shtypin e të dyshuarit arriti të gjente një arsenal të madh të armëve. /Indeksonline/