75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arrestohet nxënësi në Kaçanik, hodhi sprej në dy klasë

Policia e Kosovës ka arrestuar një nxënës në rrugën ‘Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, i cili dyshohet se ka hedh sprej në klasë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që i njëjti ka hedhur sprej në dy klasë”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar nga sprej, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/