Arrestohet shqiptari i shumë kërkuar nga Interpoli

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Taulant Balla, ka njoftuar se është arrestuar një person shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ai në një postim në Facebook, ka përgëzuar institucionet vendore dhe ato turke për arrestimin e personit të shumtë kërkuar.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Ankara për arrestimin në Stamboll, Turqi të një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombëtar, kudo që ata ndodhen. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me agjenicitë e vendeve me të cilat s’kemi ende një marrëveshje ekstradimi”, kja shkruar Balla.