Arrestohet palestinezi i cili ia vodhi telefonin një kosovari në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një shtetas palestinez, pasi thuhet se ia ka vjedhur një telefon mobil një qytetari në Prishtinë.
Viktima shtetasi i Kosovës e ka raportuar rastin në polici, ku shtetasi i Palestinës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan IndeksOnline
Më poshtë raporti i Policisë së Kosovës:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 04.12.2020 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Palestinës, pasi që i njëjti, viktimës mashkull kosovar, i kishte vjedhur një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.