Arrestohet pas kanosjes, konfiskohet një armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një person ka pasur një mosëmarrveshje me një femër dhe një mashkull.
Atij i është kontrolluar shtëpia nga policia. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar, një armë gjysmautomatike me bajonetë, 26 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja dhe një karikator i armës.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/