09:20 / E Martë, 27 Shtator 2022 / L K

Arrestohet pasi kishte kërcënuar ish të dashurën

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari mashkull është arrestuar pasi kishte kërcënuar dhe ngacmuar ish të dashurën.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajteje.

“Prishtinë Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  në vazhdimësi (nga  data 01-26.09.2022) kishte kanosur dhe ngacmuar ish të dashurën e tij dhe prindin e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia, transmeton IndeksOnline.