Arrestohet pasi tenton t’i marr fëmijës zingjirin e arit nga dora
Policia e Kosovës e ka arrestuar në Pejë një person nën dyshim për vjedhje në tentativë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-i mitur, pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar që me forcë t’ia marrë viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë, një zinxhir ari të cilin e kishte të vendosur në dorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në (praninë e prindit të tij) është dërguar në mbajtje./AktivPress