75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / OSH

Arrestohet pejani, mbajti armë pa leje

Me datë 04.01.2022, rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, deri sa patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar.


Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bëne disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i
dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:

 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson
 1 (një) karikator i së njëjtës armë
 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-
orë.