75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohet pejani, mbante armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Pejë është arrestuar një person.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’

Pejë, 15 shtator 2020

Me datën 14 shtator 2020, rreth orës 22:20,  nё rrugen ‘Ker Sadrija’  nё Pejё (tek barriera e pylltarisё rruga pёr Rugove), njësiti pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё ka ndaluar njё veturё (Xhip) me targa vendore, gjatё kontrollit nё kёtё veturё ёshtё gjetur dhe konfiskuar:

Njё (1) Pistoletё Zoraki M 906-B

Njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe

Shtatё (7) copё fishekё 7.65mm

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje.