Arrestohet pejani, merr veturën me qera për ta shitur!
Më datën 29 të këtij muaji është arrestuar një person. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte marr një veturë me qira dhe të njëjtën ja kishte shitë një të dyshuari tjetër, transmeton Indeksonline.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura ju ka kthyer viktimës. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/